
Zemaj: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se të dielën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve nga COVID-19.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se 56 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 69 e kanë fituar betejën.
“Situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit COVID-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë”, tha Zemaj.