Koronavirusi shkakton edhe pasoja psikologjike

20:43 | 04 Tetor 2020

Covid-19 shkakton edhe pasoja psikologjike, psikologët bëjnë thirrje për trajtim.

Virusi Covid -19 ka prekur shumë qytetar të Kosovës. E shpesh ata që ishin infektuar, pa vetëdije bartën virusin tek familjarët e tjerë.

Shumë prej tyre nuk arritën ta mposhtin këtë luftë, duke përfunduar me fatalitet.
Rastet e tilla rënduan aspektin psikologjik të bartësve të virusit.

Shumë prej tyre filluan të kenë probleme me gjumin, ushqim, e të mos komunikojnë me të tjerët.

Duke qenë në një gjendje të tillë shumë prej tyre edhe kërkuan ndihmë nga psikologët.

Klientë të tillë pati edhe psikologja Antigona Qenaj.

Sipas Qenajt, rastet e tilla duhet të trajtohen menjëherë para se këta persona të hyjnë në depresion të thellë.

Ndryshe sipas saj, mund të shkaktohet probleme të rënda.
Përpos te këta persona, situata pandemike në vend shkaktoi probleme edhe tek personat që nuk janë prekur nga Virusi.

Izolimi e stigmatizmi janë disa prej arsyeve kryesore që qytetarët kërkuan ndihmë tek psikologët.

Yll Avdijaj, nga Shoqata e Psikoterapeutëve te Kosovës, tregon për këto raste.

E për ti evituar telashe me shëndetin mendor, psikologët po vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të nisin trajtimin e këtij problemi.

Komento: