Ndërron jetë gazetari i Radio Kosovës

21:41 | 04 Tetor 2020

Është ndarë nga jeta gazetari i Radio Kosovës, Nazmi Misini.

Lajmi është bërë i ditur nga ish kolegu i tij Sabit Ballbani në rrjetin social “Facebook”.

“Lamtumire shoku dhe kolegu im me i mire. Te prehesh ne paqe Nazmi Misini”, ka shkruar ai.

Misini përgjatë karrierës së tij si gazetar ka qenë edhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja”.

Komento: