Ku radhitet Kosova me gjasat për anëtarësim në BE

09:42 | 05 Tetor 2020

Gjasat për anëtarësim në BE, ku radhitet Kosova.

Nesër do të publikohen raportet e Komisionit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Raportet vlerësojnë gatishmërinë e vendeve për t’u anëtarësuar në BE.

Instituti Epik ka publikuar gjasat që ka Kosova dhe ku gjendet ajo në raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vitin e kaluar raportet i kanë ndarë vendet e Ballkanit në 3 grupe: 1. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – të cilat janë vlerësuar se janë mesatarisht të përgatitura për tu anëtarësuar në BE; 2. Shqipëria është vlerësuar se është pak e përgatitur për tu anëtarësuar në BE; 3. Bosnja dhe Kosova janë vlerësuar se janë në stadin e hershëm të anëtarësimit në BE”, ka shkruar Instituti EPIK.

Komento: