Dy pacientë me COVID-19 vdesin në Spitalin e Gjilanit

11:00 | 05 Tetor 2020

Vdesin dy pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit.

Dy pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Gjilanit.

Burime të Klan Kosovës konfirmojnë se dje pasdite ka vdekur një grua e lindur në vitin 1945, e cila është banuese në Gjilan.

Ajo ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive afërsisht që dy javë.

Pacienti tjetër ka vdekur sot në mëngjes.

Viktima ishte konfirmuar me COVID-19, por që kishte edhe telashe të tjera.

Këta dy pacientë janë shënuar pas një kohe të gjatë në këtë spital.

Komento: