Ambasadori italian thotë se Kosova ka menaxhuar mirë pandeminë e koronavirusit

11:03 | 05 Tetor 2020

Ambasadori italian: Kosova ka menaxhuar mirë pandeminë COVID-19.

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka përgëzuar autoritetet kosovare për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht në Laboratorin e Mikrobiologjisë janë dorëzuar sot rëntgen.

Këta rëntgen janë donacion i shtetit të Italisë, raporton lajmi net.

Mas monitorimit nga afër të punës së këtij laboratori, ambasadori italian, Nicola Orlando, përgëzoi autoritetet kosovare për menaxhimin me pandemisë COVID-19.

Orlando tha se pavarësisht se Evropa është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit, Kosova është duke u përgatitur më me qetësi për këtë faze.

Tutje ambasadori italian bëri të ditur se tashmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë do të mund të bëhen edhe testet serologjike.

Ambasadori Nicola Orlando kërkoi nga qytetarët që në përpikëri t’i respektojnë të gjitha masat dhe vendimet që kanë ndërmarrë autoritetet kosovare për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ky laborator është pjesë e projektit të përbashkët që e kemi. Një projekt i cili ka filluar që shtatë vite më parë. Dhe është një ndër pjesët më të mira të këtij projekti dhe në të njëjtin kohë e dini se është edhe një ekip italian për të ndihmuar në lidhje me pandeminë me COVID-19. Do të doja ta falënderoja ministrin që i kanë përshpejtuar procesin, duke marrë parasysh edhe pandeminë. Dhe siç jemi duke parë këto ditë në Evropë, përkundër që Italia është mirë, por kriza nuk ka kaluar dhe është duke u shfaqur vala e dytë. Institucionet kosovare deri më tani e kanë menaxhuar shumë mirë menaxhimin e pandemisë dhe tani janë duke u përgatitur më me qetësi për valën e dytë të koronavirusit. Dhe siç e tha edhe ministri, laboratori është i gatshëm dhe ka kapacitet edhe për teste serologjike. Një falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor në të gjithë Kosovën që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Dhe prapë thirrja ime është që t’i respektojmë masat në mënyrë që t’ia dalim sa më mirë nga kjo situatë”, theksoi ambasadori Orlando, raporton më tutje lajmi.net.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke falënderuar Italinë dhe ambasadorin Nicola Orlando, theksoi se pas dy javësh ky laborator do të jetë i gatshëm për funksionim.

“Nga afër panë aparaturën dhe është projekt që është realizuar në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe projekteve që janë bërë nga mbështetja e shtetit të Italisë me Qeverinë e Kosovës ku donatorët, në këtë rast ambasada italiane përmes donatorëve të tyre ka financuar në tërësi projektin e pajisjes me invertorëve dhe pajisjeve të tjera për këtë laborator dhe po ashtu së fundmi edhe me reagjent për të filluar punën në këtë laborator. Pajisjet janë të nivelit më të lartë kualitativ dhe janë të tilla që në momentin kur nevojitet certifikimi i tyre atëherë nuk do të ketë nevojë për investime të tjera shtesë.. ju e dini që gjatë këtyre ditëve në Kosovë është duke qëndruar një ekip mjekësor italianë edhe përbërë edhe nga forcat ushtarake italiane të cilët akne vazhduar aktivitetin e tyre në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Pas plotësimeve që do të bëhen, brenda dy javësh ne presim që të fillojmë punën e laboratorit të mikrobiologjisë”, theksoi Krasniqi.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar të gjithë taksapaguesit italianë që e mundësuan funksionimin e Laboratorit të Mikrobiologjisë në QKUK.

“Kjo është dëshmi e bashkëpunimit por edhe përkrahjes së shumëfishtë të Italisë por edhe të ambasadorit që është shumë i angazhuar në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe ky aspekt duhet të jetë rritje e përgjegjësisë për të gjithë ne, për qytetarët e profesionistët për luftimin e pandemisë:, theksoi Zemaj, raporton më tutje lajmi net.

Zemaj po ashtu ka thënë se kjo mbështetje duhet të jetë mesazh që të gjithë të vazhdojmë t’i përmbahemi me përpikëri të gjitha masave që janë ndërmarrë deri më tani kundër përhapjes së koronavirusit.

“Le të jetë mesazh kjo ndihmë e miqve dhe partnerëve tanë që ne duhet të vazhdojmë të kemi kujdesin, duhet të vazhdojmë me rritjen e kujdesit në këto ditë pas heqjes së disa kufizimeve dhe masave që i kemi liruar. Nuk duhet të kalojmë në nivel tjetër të mosdisiplinës dhe ta rëndojmë punën e profesionistëve shëndetësor dhe ju e dini se me çka janë përballur sidomos gjatë dy muajve të verës. Andaj lutja ime është që t’i mbajmë dhe t’i respektojmë masat e ndërmarra. T’i mbajmë maskat, distancën e higjienën personale dhe kolektive”, deklaroi Zemaj.

Komento: