Tensione në Kamenicë pas mbylljes së shkollave, ndërhyn policia

13:37 | 05 Tetor 2020

Mbyllja e shkollave ngre tensione në Kamenicë, ndërhyn policia.

Kamenicasit nuk duan reformë në arsim, e cila sipas tyre po ua mbyll shkollat nëpër vendbanimet e tyre.

Qindra nxënës dhe prindër kanë bllokuar rrugën në qendrën e qytetit për të kundërshtuar reformën në arsim.

Policia intervenoi, duke arrestuar një person, por që më vonë grupi i protestuesve ka reaguar duke bllokuar policinë, e cila është detyruar më pas të lironte protestuesin.

Reforma në arsim është iniciuar nga Drejtoria komunale e Arsimit.

Komento: