Konfirmohen edhe 41 raste të reja me koronavirus në Kosovë

14:55 | 05 Tetor 2020

Tashmë janë konfirmuar edhe 41 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

41 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

”Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj.

Komento: