Protesta e tensionuar në Kamenicë, deklarohet Policia e Kosovës

14:58 | 05 Tetor 2020

Policia është deklaruar në lidhje me protestën e tensionuar në Kamenicë.

Rreth 150 persona kanë protestuar sot në Kamenicë, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre rreth mbylljes së shkollave nëpër fshatrave, në emër të reformave në arsim.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar se protesta ka përfunduar e qetë.

“Ka qenë një tollovi, por janë ulur tensionet. Aty kanë protestuar rreth 150 persona por që tani protestuesit janë shpërndarë. Motivi i gjithë kësaj ka qenë dhe vazhdon të jetë për reformat në arsim. Policia e Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka përcjellur situatën gjithë kohës”, ka deklaruar Hashani.

Komento: