Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 73 pacientë nga koronavirusi në Kosovë

15:11 | 05 Tetor 2020

73 pacientë të shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 73 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Po ashtu janë regjistruar edhe 41 raste të reja pozitive me Covid-19.

Ndërsa, jetën e kanë humbur edhe dy persona, kështu duke e çuar numrin e të vdekurve në 632.

Komento: