A do t’i marrë PDK-ja dy ministri, flet Uran Ismaili

17:43 | 06 Tetor 2020

Uran Ismaili ka treguar nëse PDK-ja do t’i marrë dy ministri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, tha se nuk është e vërtet që PDK-ja do t’i marrë dy ministri në Qeverinë Hoti.

Ismajli në një konferencë për media tha se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë në shërbim të popullit.

“Nuk janë të vërteta, janë lajme që nuk kanë asnjë bazë. Do të jemi një opozitë në shërbim të popullit”, tha Ismajli, duke shtuar se Qeveria Hoti së bashku me partnerët e saj po e zhytin Kosovën në krizën më të thellë ekonomike.

Komento: