Përplasjen Mustafa-Osmani, vijnë reagime nga kampi i Agim Veliut

19:42 | 06 Tetor 2020

Reagojnë nga kampi i Agim Veliut për përplasjen Mustafa-Osmani.

Shefi i kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut – Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebooku, lidhur me përplasjet e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

Gecaj ka thënë se nuk i besove ti [Osmani] atij [Mustafës], por ai ty.

“Për të qenë korrekt, nuk i besove ti atij, por ai ty”, shkruan Gecaj në Facebook.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa kanë shkëmbyer një sërë akuzash sot gjatë ditës.

Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook është përkujdesur që ta quajë mashtrues e recidivist Shefin e LDK’së.

Osmani në statusin kushtuar Isa Mustafës në Facebook ka thënë se ai është humbës i shumëfishtë i zgjedhjeve dhe nuk ka guxuar të kandidojë për kryeministër kundër Kurtit përveç njërit në LDK duke mos përmendur emra.

Ndërsa shefi i LDK’së, Isa Mustafa i ka thënë Osmanit se është kopje e Kurti dhe se ajo është arsyeja pse LDK i humbi zgjedhjet

Komento: