
Stafi shëndetësor ka protestuar sot.
Është hera e tretë që pakënaqësinë e tyre po e shprehin në nëpërmjet protestës.
Në këtë mënyrë punonjësit e stafit mbështetës shëndetësor po kërkojnë nga drejtoria e SHSKUK’së që t’u paguhen shtesat prej 300 euro, në pagat e tyre.
Sipas organizatorëve dallimi që është bërë i ka dëshpëruar ata.
Ai thotë se kanë punuar pa u kursyer bashkë me punonjësit e tjerë dhe nuk do të lejojnë dallime.
Duke e bojkotuar orarin e punës ata thanë se do t’i japin një javë kohë ministrisë dhe menaxhmentit, për plotësimin e kërkesave të tyre.