Sares në shtatzëni po i hahet ky ushqim

10:27 | 09 Tetor 2020

Ky është ushqimi që Sares po i hahet në shtatzëni.

Sara Hoxha, tashmë e njohur për të gjithë si partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, shkruan Kosovarja.

Siç është bërë e ditur, Sara do të sjell në jetë një vajzë, për çka duket të jetë tejet i lumtur Ledri, por edhe gjithë familja e tij, për të cilët ardhja e një fëmije është dhuratë e madhe.

Sara, gjatë gjithë kësaj kohe nuk i ka ndalur postimet në rrjete sociale, ku zakonisht është shfaqur e thjeshtë dhe natyrale.

Dihet që shumë nga gratë shtatzëne kanë neps të pa parë dhe kështu ka ndodhur edhe me gruan e Ledrit, së cilës këtë kohë po i hahet posaçërisht rrushi.

Komento: