KRU “Prishtina” me njoftim të rëndësishëm për banorët e Prishtinës

18:16 | 12 Tetor 2020

KRU “Prishtina” me njoftim të rëndësishëm për banorët e Prishtinës.

KRU “Prishtina” njofton se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm, në lagjen “Bregu i Diellit ” në Prishtinë, në afërsi të Ambulantës.

Sipas ujësjellësit, dëmtimi ka ndodhur sërish nga palë të treta, konkretisht nga kontraktorë të KEDS-it.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 17 e 45, mbetet zona qendër e lagjes në fjalë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit. Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Komento: