
Hoti i pret në zyrë përfaqësuesit e pensionistëve: Qeveria do t’ju qëndrojë afër.
Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçicën i kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Me ta ka biseduar për kushtet dhe sfidat që ata përballen, veçanërisht pas situatës së krijuar nga pandemia COVID 19.
Hoti i ka siguruar pensionistët se Qeveria do t’ju qëndrojë afër dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre.
“Qeveria është e përkushtuar dhe do t’ju qëndrojë afër të gjithë qytetarëve, si dhe po i trajton me seriozitet sfidat e tyre, përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë”, deklaroi Hoti.
Ndërsa përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve falënderuan Hotin për pritjen dhe e vlerësuan angazhimin e tij për trajtim të kërkesave të tyre.