Mbi 25 mijë euro, këto janë të gjitha shpenzimet e Kryeministrit Hoti

20:46 | 14 Tetor 2020

Këto janë të gjitha shpenzimet e Kryeministrit të Kosovës.

Mbi 25 mijë euro janë shpenzuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe kabineti tij në dreka, bileta, akomodime, taksi, telefon e derivate që nga 3 qershori kur e kishte marrë pozitën e kreut të ekzekutivit e deri më 30 shtator.

Rreth 1 mijë euro i kushtuan drekat zyrtare të parit të ekzekutivit i cili tha se për drekë merr me vete sandviç nga shtëpia në zyrë.

Sipas dokumenteve që është marrë nga Zyra e Kryeministrit, jashtë shtetit, me para të taksapaguesve kosovarë, drekat që i ka ngrënë i pari i ekzekutivit kapin shumën prej 3 mijë e 92 euro.

Bazuar në këto të dhëna kryeministri ka shpenzuar plot 6 mijë e 7 euro në akomodime dhe 3 mijë e 797 euro të tjera në bileta.

247 euro e 94 cent Hoti i shpenzoi në telefonata ndërsa 433 euro e 92 cent i shpenzoi në derivate.

Komento: