Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në Rahovec

23:09 | 14 Tetor 2020

Aksident trafiku në Rahovec, tre persona të lënduar.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në Rahovec.

Aksidenti është shkaktuar teksa një veturë po tejkalonte.

Lajmin e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës në policinë e Gjakovës.

“Një veturë në tejkalim të pakujdesshëm ka goditur veturën që ka qenë në tejkalim, prej aty ka goditur veturën tjetër e cila ka qenë e parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, tha Xhurkaj.

Komento: