Kjo është e fejuara e Bertan Asllanit

10:43 | 15 Tetor 2020

Bertan Asllani pozon bashkë me të fejuarën turke.

Bertan Asllanit ia ka marrë zemrën bukuroshja turke, Hazal Senel.

Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, prej vitesh është zhvendosur në Turqi, atje ku jeton dhe vepron.

Atij madje ia ka rrëmbyer zemrën aktorja e njohur turke, Hazal Senel.

Dyshja e kanë kurorëzuar së fundmi dashurinë me fejesë dhe tani po e shijojnë çdo moment të lidhjes e dashurisë së tyre.Në foton e fundit të publikuar nga Bertani, ata duken shumë të dashuruar.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve për çiftin kanë qenë shumta, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë mes tyre e cila shihet shumë qartë edhe nga jasht.

Komento: