I del flaka pompës së derivateve Petrol Kabashi

11:27 | 19 Tetor 2020

Punëtorëve të pompmës së derivateve Petrol Kabashi në hyrje të Fushë Kosovës nga Prishtina, sot iu ka dalë një punë tjetër.

Ata është dashur të merren me fikjen e zjarrit që ka kapluar një pjesë të kësaj pike të derivateve.

Sot rreth orës 11 është kapluar nga zjarri tabela e çmimorës së kompanisë së derivateve të naftës Petrol Kabashi.

Në videon që e ka siguruar ORAinfo shihet se si punëtorët e kësaj kompanie mundoheshin të fikin zjarrin.

Nuk dihet ende për shakqet e zjarrit, sikurse që nuk dihet për dëmet materiale që ka shkaktuar zjarri. /ORAinfo/

Komento: