Pamje nga festa e ditëlindjes së djalit të Dautit.
Dje ishte një ditë feste në familjen e Daut Haradinaj.
Kjo sepse djali i deputetit të AAK-së, Davidi ka mbushur plotë 10 vite.
E në këtë ditë të veçantë për të, ai e ka festuar me shokët e tij, ndërsa që Lola ka shpërndarë fotografi nga festa në rrjetet social.
Në imazhet që ka ndarë në Instagram, shihet një tortë me fishekzjarrë, ndërsa ditën e kaluan duke luajtur bowling.
Ndërsa, ishte Lola ajo që bëri edhe një urim special për ditëlindjen e të birit në një status në rrjetet sociale.
“Ke lind një yll. Po ndriçon çdo ditë. Urime ditëlindja jote e 10-të David. TË DUAM”, ka shkruar Lola.
Në anën tjetër, Dauti ka në urimin e tij ka shkruar: Po bëhesh i madh David. Urime ditëlindja jote e 10-të!.