
169 është numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.
Pos këtyre rasteve, IKSHPK-ja njofton se janë shëruar edhe 85 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste”- thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndryshe, numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë, është 1.953./ORAinfo/
