
Prishtina Ëeather ka njoftuar për motin që do të mbajë në fundjavë.
Fusha të presionit të ulët që kanë depërtuar mbi Itali, ditëve të fundjavës do të përfshijnë edhe rajonin tonë. Të shtunën vranësirat gradualisht do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje të dobëta shiu.
Ditën e diel kalimi i një fronti të ftohtë sjell rënie të lehtë të temperaturave, si dhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullimë.
Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.
Sipas Prishtina Ëeather ditën e shtunë në mëngjes në vise të ulëta do të ketë mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën vranësirat do të shtohen, e vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës priten reshje të dobëta shiu.
Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e në vise malore 7C deri 18C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3.
Ndërkohë të dielën herët në mëngjes vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu.
Ditën vranësira dhe diell, e priten edhe reshje lokale shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë.
Temperaturat në rënie të lehtë, në vise të ulëta 8C deri 17C, e në vise malore 6C deri 11C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 2.