Ishte vatër e infkesionit, tani kjo Komunë ka vetëm 11 raste aktive

16:57 | 24 Tetor 2020

Komuna e cila dikur ishte vatër e infeksionit, sot ka vetëm 11 raste aktive.

Në Komunën e Malishevës në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri, shkruan Gazeta Express.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, përmes një njoftimi në Facebook. Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.

“Gjendja me pandeminë e COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më sot me koronavirus janë regjistruar 269 raste, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktivë janë edhe 11 persona”, thuhet në njoftim.

Komento: