Ҫifti shumë i njohur tashmë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Reperja e njohur Iggy Azalea dhe partneri i saj Playboi Carti u bënë prindër për herë të parë në qershor të këtij viti.
Iggy solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Onyx.
Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, reperja ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit. Ajo dhe Carti janë ndarë dhe Iggy po e rrit e vetme djalin e saj.
“Po e rris e vetme djalin tim dhe nuk jam në një lidhje”, ka shkruar Iggy, duke mos e treguar arsyen e ndarjes nga partneri.