Po ndodh e papritura, zbulohet skuadra e re e Falcaos

14:39 | 09 Dhjetor 2018

Lëndimi i Diego Costa ka bërë që Diego Simeone të hidhet në gjah duke kërkuar mundësi për të plotësuar për ish- yllin e Chelsea përcjell ORAinfo.

A mund të jetë sulmuesi i Monakos, Radamel Falcao si përgjigje për problemet e Simeones?

Don Balon raporton se ish sulmuesi i Atletico mund të bëjë një kthim në klub si mbulim për Costa, megjithëse James Rodriguez është tjetër emër në listën e skuadrës spanjolle.

Kolumbiani ndërkombëtar shënoi 70 gola në 91 ndeshje gjatë dy sezoneve me Atleticon dhe mund ta bëjë një rikthim në Spanjë./ORAinfo/

Komento: