Statusi i ministrit të AAK-së ‘diss’ për Avdullah Hotin?

17:40 | 26 Tetor 2020

A është “diss” për kryeministrin Hoti statusi i ministrit të AAK-së?

Ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, duket se është përfshirë në përplasjen që ka nisur mes shefit të partisë së tij Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Tëitter, Selimi ka shkruar: Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!

E reagimi i tij vjen pas përplasjes virtuale mes Haradinajt dhe Hotit për shuarjen e Taskforcës Antikorrupsion.

Sipas, Ramush Haradinaj shuarja e Taskforcës shkakton pasiguri juridike, ndërsa Kryeministri Avdullah Hoti kërkoi nga Haradinaj që të mos përazihet në drejtësi, teksa, tha se ajo duhet ta bëjë punën sipas ligjit e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

Komento: