Ylli i Real Madrid vendos ku ta përfundojë karrierën

21:23 | 26 Tetor 2020

Kroos ka vendosur ku ta përfundojë karrierën.

Kroos dëshiron t’i varë atletet te Real Madridi.

Për disa vite me radhë, është raportuar se Toni Kroos mund të largohet këtë vit apo atë vit nga Real Madridi.
Por, mesfushori gjerman, e ka pranuar se kurrë nuk ka folur me ndonjë klub tjetër dhe se dëshira e tij është t’i varë atletet me fanellën e Los Blancos.

“Kurrë nuk kam folur me ndonjë klub tjetër, sepse jam i lumtur që luaj në Real Madrid dhe dua të vazhdoj të luaj në Real Madrid. Ideja ime është ta përfundoj karrierën këtu”, u shpreh ai.

Por, para se t’i varë atletet, Kroos do edhe më shumë trofe.

“Gjithmonë dua të fitoj. Do të më pëlqente ta fitoj edhe njëherë Ligën e Kampionëve”.

Komento: