Këto komuna kosovare nuk e kanë asnjë rast me koronavirus

14:02 | 27 Tetor 2020

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,139 raste të reja me Covid-19 dhe dhjetë viktima. Shifrat janë duke u rritur dita-ditës. Prej gjysmës së muajit marsi, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 26 tetor, në Kosovë janë regjistruar 18,148 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 666 pacientë kanë vdekur dhe 15,150 janë shëruar.

Raste aktive me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, janë 2,332 persona.
Ndërkohë shumica e komunave në Kosovë tashmë janë prekur nga koronavirusi. Por ka të atilla që sot nuk e kanë as edhe një rast të vetëm aktiv sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, e Parteshi janë pesë komunat kosovare që nuk kanë as edhe një rast aktiv me Covid 19.

Kjo u bë e ditur në bazë të një tabele që e ka siguruar Express.

Komento: