Mësohet se a është infektuar dy herë ndonjë qytetar në Kosovë

21:39 | 29 Tetor 2020

Është mësuar se a është infektuar dy herë ndonjë qytetar në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët nuk duhet të mendojnë se e kanë kaluar virusin dhe tani janë imunë ndaj tij.

Sipas tij, kjo rrezikon shumë në përhapjen e koronavirusit.

Zemaj tha se deri tani nuk ka ndonjë person që është infektuar dy herë me COVID-19.

“Nuk kemi ndonjë rast që ka rezultuar dy herë COVID pozitiv”, tha Zemaj

Komento: