Rasti i këshilltarit të Kurtit, Avokati i Popullit del me rekomandim për MPB-në

17:05 | 30 Tetor 2020

Avokati i Popullit del me rekomandim për MPB-në për rastin e këshilltarit të Kurtit.

Avokati i Popullit ka dalur me rekomandime rreth refuzimit të lejeqëndrimit të këshilltarit të Albin Kurtit, Tienmu Ma.

Në rekomandimet e publikuara në uebfaqen e këtij institucioni, Avokati I Popullit ka rekomanduar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Ankesave për të Huajt pranë MPB’së për refuzimin e ankesës për shtetasin amerikan Tienmu Ma.

“REKOMANDIMET E AVOKATIT TË POPULLIT Në bazë të konstatimeve të sipërpërmendura dhe në përputhje me nenin 135, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 27 të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit i rekomandon: Komisionit të Ankesave për të Huajt ndryshimin e Vendimit nr. 116/2020, të datës 21 shtator 2020, me të cilin e ka refuzuar ankesën e paraqitur nga ankuesi më 2 shtator 2020, kundër vendimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme — Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim — Divizioni për të Huajt, në mënyrë që çështja e z. Tienmu Ma të rishqyrtohet, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, me qëllim të përmirësimit të mangësive të cilat kanë shkaktuar shkeljet e konstatuara nga Avokati i Popullit”, thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit.

Rekomandimet e Avokatit të Popullit

Komento: