Diplomatja kosovare: Nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës të prekur nga termeti në Izmir

10:41 | 31 Tetor 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Kryediplomatja mes tjerash thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

Po ashtu Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Komento: