Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi, përcjell ORAinfo.
“Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”-thuhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 688./ORAinfo/