Mosrespektimi i masave anti-covid po ju kushton qytetarëve të Kosovës.
Prej shtatë muajsh, Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Kësisoj institucionet e vendit vendosën një mori masash, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.
Me të votuar ligji në Kuvendin e Kosovës, Policia ka vazhduar me shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit anti-COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 966 tiketa, për të gjithë ata që thyen masat e vendosura për parandalimin e këtij virusi, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati një rritje të numrit të të infektuarve, ku deri më sot numri i përgjithshëm ka arritur në 20 mijë e 179 persona të infektuar në nivel vendi.