Votoi dy herë me kusht në zgjedhjet e 2017-të, tani mori lajmin e keq!

12:30 | 07 Shkurt 2019

Është ndritur aktakuzë ndaj një personi i cili votoi dy herë me kusht në zgjedhjet e 2017-ës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër, A.B., për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit “.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datën 22 tetor të vitit 2017, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, ka votuar dy herë me kusht, fillimisht në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi shfrytëzon të drejtën e votimit me kusht, i njëjtit me vonë voton prapë me kusht në fshatin Kpuz të komunës së Klinës, mirëpo vota i është refuzuar pas verifikimit nga KQZ-ja në Prishtinë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihen në barrë.

Komento: