Ministri i Arsimit takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ja ҫfarë diskutuan

14:06 | 07 Shkurt 2019

Ministi i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Në këtë takim, ata biseduan për mundësi të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, në sektorin e arsimit, shkruan ORAinfo.

Ministri gjithashtu diskutoi për nevojën e hartimin të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Theksova nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve”- ka shkruar Ministri Bytyqi.

Ndër të tjera, Bytyqi falenderoi ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës./ORAinfo/

Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e tij:

Sot prita në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanovic, me të cilën bisedova për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit.

Falënderova ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim.

Po ashtu, theksova nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +.

Komento: