Në Gllarevë vetaksident, lëndohet një person

17:24 | 04 Nëntor 2020

Vetaksident në Gllarevë, lëndohet një person.

Një person ka pësuar lëndime trupore për shkak të një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 16:00 është njoftuar policia për një vetaksident në Gllarevë. Si pasojë e vetaksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

Komento: