Muriqi bën një deklaratë të papritur për Lazion

19:22 | 04 Nëntor 2020

Vedat Muriqi ka bërë një deklaratë të papritur për Lazion.

Vedat Muriqi ka thënë se “tashmë ndihet si në shtëpi” në Lazio dhe ka shtuar se do të “jetë insteresant” që të luajë para 20 000 mijë tifozëve në Zenit St Petersburg.

Ndeshja e Lazio kundër Zenitit fillon në ora 18:55.

“Ndihem mirë dhe jam i lumtur që jam pjesë e njërit prej klubeve më të rëndësishme në Itali”, ka thënë ish ylli i Fenerbahçes për Radion Lazio Style.

“Ne jemi duke u përballur me një skuadër të fort sot si Zeni, por ne do të japim gjithçka për të fituar. Unë do ta bëj më të mirën për ta ndihmuar skuadrën. Ne mund të paraqitemi ndonjëherë keq, por gjithmonë japim maksimumin”.

“Po ashtu, deri tani jam duke u përshtatur në qytetin e ri dhe po mësoj italishten.

Të gjithë me kanë mirëpritur dhe ndihem këtu si në shtëpi”.

Për sgkak të rregullave për vetizolimin në Rusi, do të jenë më shumë se 20 00 tifozë në stadium këtë mbrëmje.

“Të luash me tifozë është gjithmonë mirë dhe shpresoj që pasioni i tyre të kaloj edhe tek ne dhe të bëjmë një paraqitje të mirë”.

Komento: