E akuzoi për “këndim në Hagë”, tash Haradinaj i del në përkrahje Rexhep Selimit.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të Rexhep Selimit pasi këtij të fundit Specialja ia ka konfirmuar aktakuzën.
Një përkrahje e Haradinajt për Selimin vjen pavarësisht akuzave se ” Rexha ka knu në Hagë”.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur i bindur se Selimi do të dalë i pafajshëm.
“Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri. Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje.Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi”, ka shkruar Haradinaj.