Endriti në konferencën lamtumirëse, i emocionuar për babain

12:03 | 05 Nëntor 2020

Endrit Thaçi prezent në konferencën për media ku babai i tij njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen.

Endrit Thaçi, djali i presidentit Thaçi, po merr pjesë në konferencën për media, në të cilën Thaçi njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur …Prandaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëjë thirrje që të mos e humbasni shpresën, durmin dhe besimin”, tha Thaçi ndër të tjera.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Komento: