Ramush Haradinaj reagon pas aktakuzës ndaj Thaçit: Do të dalim faqebardhë në këtë sfidë

12:24 | 05 Nëntor 2020

Haradinaj reagon pas aktakuzës ndaj Thaçit: Do të dalim faqebardhë në këtë sfidë.

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit përgjatë përballjeve të këtyre dy akterëve politik me drejtësinë ndërkombëtare.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.
Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.
Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: