Salih Ahmeti tregon dallimin mes gripit sezonal dhe COVID-19

12:51 | 05 Nëntor 2020

Infektologu Salih Ahmeti tregon dallimin mes gripit sezonal dhe COVID-19.

Gripi sezonal dhe COVID-19 kanë simptoma pothuajse të njëjta.

Kështu thotë në një intervistë për kallxo.com Infektologu Salih Ahmeti. Ai tha se është shumë e vështirë të dallohen këto dy sëmundje.

“Dallimi klinik nuk është i lehtë meqenëse të dy sëmundjet, qoftë gripi sezonal qoftë COVID-19, shoqërohen me manifestime klinike respiratore shumë të përafërta, të cilat manifestohen me shkallën e ashpërsisë varësisht nga individi apo nga shkalla e prekjes së një organizmi te caktuar”, tha Salih Ahmeti.

Temperatura e lartë, dhembjet muskulare, lodhja, kolla e të tjera janë karakteristike për të dy sëmundjet dhe kjo e bën të vështirë dallimin e COVID-19.

Komento: