Fillon seanca ndaj policit të dyshuar, gjyqtari bën veprimin e papritur

15:36 | 07 Shkurt 2019

Ka dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës, i dyshuari V.V me akuzën për keqpërdorimin e vajzës 16 vjeҫare.

Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit nga Drenasi, i dyshuar për keqpërdorim ndaj nxënëses nga Drenasi, me dyshimin se është keqpërdorur nga profesori i saj e më pas edhe zyrtari policor.

Kjo seancë po mbahet e mbyllur për media. I dyshuari V.V. ka dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës nën akuzën për keqpërdorim.

Në Prishtinë me pankartat në duar: “Dorëheqje e krim”, është mbajtur një protestë e cila ka kundërshtuar rastet e tilla.

Komento: