Nuk priti as edhe një ditë, Vjosa Osmani largon të dhënat e Thaçit nga faqja e Presidencës

18:52 | 05 Nëntor 2020

Me të marrë postin e u.d. të Presidentit, Vjosa Osmani ka bërë një veprim që kush pak e priste.

Ajo sot është emëruar ushtruese e detyrës së Presidentit së Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Me të marrë detyrën, Vjosa Osmani ka vendosur të dhënat e saj në ëeb-faqen e Presidentit të Kosovës, ku deri më sot ishin ato të Presidentit paraprak, Hashim Thaçi.

Pas marrjes së detyrës, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë nga pozita, që Hashim Thaci e lëshoi paradite, për t’u nisur në Hagë.

Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.

Komento: