Gashi: Presidenti Thaçi është dashur të japë dorëheqje pa iu konfirmuar aktakuza

21:36 | 05 Nëntor 2020

Tomë Gashi ka thënë se Thaçi është dashur të japë dorëheqje pa iu konfirmuar aktakuza.

Avokati kosovar, Tomë Gashi ka thënë se Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje në momentin kur është njoftuar se i është ngritur një aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Gashi tha se janë shkaktuar dëme në momentin kur Thaçi u kthye nga rrugëtimi i tij për në Ëashington për shkak se u njoftua se i është ngritur një aktakuzë dhe nuk dha dorëheqje.

“Është dashur të japë dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza. Hashim Thaci është dashur të japë doreqhejë në momentin kur është publiku njoftimi që aktakuza është ngritur nga Gjykata Speciale”, tha Gashi në Rubikon.

Sot pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës.

Komento: