Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi, kjo është kërkesa e partive opozitare

16:41 | 07 Shkurt 2019

Skandali me vajzën 16 vjeçare nga Drenias ka tronditur vendin.

Tri parti opozitare, VV, LDK dhe Alternativa, kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të një të miture në Drenas.

E mitura dyshohet se u keqpërdor sek sualisht nga mësimdhënësi i saj, dhe më pas nga një hetues policor.

Është kërkuar që seanca të mbahet më 8 shkurt në orën 12:00.

Në arsyetim të kërkesës për këtë seancë, theksohet se “rastet e raportimeve publike të dhuni meve dhe keqpërdorimeve sek suale tek të miturit dhe tek vajzat e gratë brenda institucioneve të Kosovës nuk janë më të izoluara”.

“Këto raste tashmë janë kthyer në fenomen”, thuhet në arsyetim, ku shtohet se “mbrojtja e integritetit fizik dhe moral i të miturve, vajzave dhe grave është përgjegjësi ligjore prej ministrive të linjës deri tek agjencitë ligjzbatuese që mbikëqyren nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Avokati i Popullit.

Kjo është kërkesa e plotë e këtyre partive opozitare:

Komento: