Policia e EULEX-it bastisë zyrtat e PDK-së

09:02 | 06 Nëntor 2020

Edhe sot po vazhdon aksioni i policisë së EULEX-it të urdhëruara nga Gjykata Speciale.
Brenda zyrave të PDK-së në Prishtinë momentalisht janë futur zyrtarë të EULEX’it.

Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX’it.

Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.

Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.

Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.

Komento: