Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka folur në T7 pasi që në media është raportuar se edhe atij iu është ngritur aktakuzë nga Specialja për kr’ime të luftës.
Geci thotë se e ka parë që në aktakuzën e krerëve të UCK-së shihet edhe emri i tij, por, shton se nuk ka deri më tani njoftim zyrtar se edhe ai mund të jetë i akuzuar nga Specialja.
“Një aktakuzë shihet emri im, nuk di diçka tjetër. Njoftim zyrtar nuk kemi fare, vetëm atë që e kam parë se figuron edhe emri im”, tha ai.
Ai i ka cilësuar spektakël arrestimet e fundit të Speciales, e thotë se nuk frikësohet edhe nëse atij i ngritet aktakuzë.
“Këta kanë bërë vetëm spektakël, janë me u çuditë. Ne shqiptarët jemi popull frikacak, po unë se kam këtë frikë fare, ne shihet se nuk e kemi dashur lirinë, po vazhdojnë të përballemi me padrejtësitë që po na bëhen. Asnjë gjë s’ka të vërtete aty. Krejt janë shpifje”, ka thënë Geci.