U lëndua rëndë si pasojë e një aksidenti, Valoni ka nevojë për ndihmën tuaj

17:53 | 07 Shkurt 2019

Valon Qela, është një djal 29 vjeҫar nga komuna e Mitrovicës.

Ai ditë më parë pësoi një aksident trafiku, nga i cili mbeti me lëndime të rënda, e për t’i shëruar u detyrua të shkonte për trajtim jashtë vendit.

Qela momentalisht ndodhet në kujdes intensiv në njërin nga spitalet e qytetit të Stambollit në Turqi që nga dita e shtunë, por pa vetëdije.

Për shkak të pamundësive financiare për financimin e mëtutjeshëm të qëndrimit të Valonit, familjarët kanë kërkuar kontributin e personave të vullnetit të mirë.

Aktualisht, familja ka arritur të kryejë shpenzimet deri në shumën 68 mijë euro për tretmanin mjekësor.

Të gjithë ata që shprehin dëshirën për t’i ndihmuar financiarisht Valonin, detajet mund t’i gjejnë në fotografinë e mëposhtme.

Komento: