Dalin pamjet e shtëpisë së Selimit duke u bastisur nga hetuesit e Gjykatës Speciale

23:17 | 06 Nëntor 2020

Pamje të shtëpisë së Rexhep Selimit duke u bastisur nga hetuesit e Speciales.

Hetues të ZPS-së kanë bastisur shtëpinë e Rexhep Selimit një ditë pasi ai niset për në Hagë.

I zoti i shtëpisë nuk është brenda.

Por, mungesa e Rexhep Selimit duket se nuk po i ndalë hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të kryejnë bastisje brenda shtëpisë.

Shefi i grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi një ditë më parë është transferuar për në Hagë, pasi që po ndiqet penalisht për krime lufte.

Kjo bastisje fillo qysh në orët e para të mëngjesit.

Fillimisht aty janë parë dy vetura të EULEX-it, të cilat po i përdorin hetuesit e Zyrës së Prokurorit.

Disa prej tyre po qëndronin në veturë, ndërkaq të tjerët brenda shtëpisë.

Aksioni u asistua edhe nga Policia e Kosovës.

Brenda shtëpisë, nuk shiheshin lëvizje të familjarëve Selimi.

E as para shtëpisë nuk u pa interesimi i bashkë partiakëve të tij.

Pas disa orëve, aty u shtua edhe prezenca e zyrtarëve ndërkombëtarë.

Fillimisht këta u ndalën për të biseduar me njëri tjetrin, e pastaj filluan të hyjnë brenda shtëpisë.

Disa prej tyre po mbanin ne duar pako të ndryshme.

Afër shtëpisë Policia e Kosovës po kujdesej që askush të mos afrohej.

E gjithë kjo situatë po i shqetëson fqinjët e familjes Selimi.

Ata thonë se bastisjet e tilla janë të pa pranueshme.

E numri i madh i zyrtarëve të Eulex brenda shtëpisë duket se nuk po mjafton për të kryer atë për çfarë kishin ardhur.

Aty erdhi edhe një veturë tjetër.

Bastisja tek shtëpia e 10-shit të UCK-së, Rexhep Selimi, vazhdoi kështu deri në orët e vona.

Ndërkohë, Selimi gjatë javës tjetër pritet që të dal para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Speciale.

Komento: